×
  • Sport
  • Sport

    Humbi penalltinë ndaj Shqipërisë, Griezmann ia lë fajin gruas

    Reporteri
    08 Shtator 2019 | 15:33

    Antoine Griezmann mbrëmë humbi një penallti ndaj Shqipërisë në ndeshjen të cilën Franca e fitoi me rezultat 4-1


    Franca me lehtësi e mposhti Shqipërinë 4-1 në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020, por Griezmann në këtë takim dështoi të shënonte nga pika e bardhë, shkruan Reporteri.net

    Ylli francez goditi fuqishëm, por topi u ndalë nga shtylla, derisa pas ndeshjes ai fajin për humbjen e penalltisë ia la gruas.

    “Nuk e di se çfarë ndodhi, vërtetë nuk e di,”ka thënë Griezmann.

    “Ashtu siç kam thënë edhë më herët ndoshta dështova pasi gruaja ime nuk ishte duke e shikuar ndeshjen,”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!