Amir Rrahmani është një ndeshje larg që të bëhet futbollisti me më së shumti paraqitje me fanellën e Kombëtares së Kosovës
Amir Rrahmani dje ishte kapiten i Kosovës në ndeshjen ndaj Çekisë, të cilën ‘Dardanët’ e fituan me rezultat 2-1, shkruan Reporteri.net
Mbrojtësi i Hellas Veronas deri tani ka realizuar 25 paraqitje me fanellën e Kosovës, derisa po kaq paraqitje ka edhe kapiteni Samir Ujkani.
Të martën Kosova luan me Anglinë në Southampton dhe Rrahmani pritet të jetë titullar dhe kështu do ta realizojë paraqitjen e 26-të me ‘Dardanët’, që do të thotë se ai do të behët futbollisti me më së shumti paraqitje në Kombëtaren tonë.
Ndryshe, Kosova i shkon Anglisë si e pamposhtur në 15 ndeshjet e fundit. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.