Alarmi për bombë në aeroportin “Adem Jashari” ka rezultuar të jetë i rremë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Nga Aeroporti i Prishtinës kanë njoftuar se tashmë fluturimet janë kthyer dhe të gjitha do të procesohen si zakonisht.
“Ju njoftojmë se pas kërcënimit për bombë janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi për bombë ka qenë alarm i rrejshëm. ANP ‘Adem Jashari’ LKIA është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht”, thuhet në njoftim.
Kjo nuk është hera e parë që ka pasur alarme për mjete shpërthyese në Aeroportin e Prishtinës. Këto alarme edhe në të kaluarën kishin rezultuar të rrejshme. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.