Vedat Muriqi ishte padyshim “Lojtari i Ndeshjes” në përballjen mes Kosovës dhe Çekisë në “Fadil Vokrri”, të shtunën në mesditë
Sulmuesi shtatlartë i Fenerbahces shënoi golin e barazimit për “Dardanët” në minutën e 20-të, derisa dha kontribut të jashtëzakonshëm përgjatë tërë ndeshjes.
Kontributi i tij nuk ishte i kufizuar vetëm në repartin ofanziv, derisa përmbledhja e paraqitjes së tij tregon se ai luftoi për çdo top si në sulm, ashtu edhe në mesfushë dhe mbrojtje.
Mjafton ta shihni videon e mëposhtme dhe do ta shihni se çfarë kontributi dha prizrenasi për Kombëtaren e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.