×
  • Lajme
  • Lajme / 4 Korrik

    Presidentja Osmani për 248-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleancë që vazhdon t’i mbijetojë kohës dhe sfidave

    Reporteri
    04 Korrik 2024 | 9:51

    Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë 248-vjetorin e Pavarësisë. Më 2 korrik, madje në ambientet e Ambasadës amerikane në Prishtinë, pati edhe festë të madhe, shkruan Reporteri.net.

    Sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar shtetin amerikan duke thënë se është “Aleancë që vazhdon t’i mbijetojë kohës dhe sfidave!”.

    “Sot, populli i Kosovës feston krahas popullit amerikan. Sot, kujtojmë vlerat e idealet mbi të cilat janë ndërtuar Shtetet e Bashkuara dhe aleanca jonë e fuqishme!”, shkroi Osmani.

    “Aleatëve tanë amerikanë: Gëzuar 4 Korriku! Happy Fourth of July!”, përfundoi ajo.

    Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, më 2 korrik ka uruar amerikanët por edhe popullin e Kosovës derisa ka thënë se mbështetja për Kosovën vazhdon.

    “Sot ne festojmë 248 vjetorin e Shteteve të Bashkuara si një shtet demokratik dhe i lirë, duke i çmuar parimet e jetës, lirisë dhe lumturisë, parime që kanë frymëzuar shumë vende të tjera, përfshirë Kosovën. Ne jemi krenarë për mbështetjen tonë për popullin e Kosovës tash e një çerek shekulli, duke ndihmuar në ndërtimin e kombit tuaj sovran, të pavarur dhe multietnik. Faleminderit që festuat me ne, gëzuar Ditën e Pavarësisë SHBA”, shkroi Hovenier, përcjell Reporteri.

    Ambasada e SHBA-së në Prishtinë me fishekzjarre shënon 248-vjetorin e pavarësisë, Hovenieri flet për mbështetjen ndaj Kosovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!