×
  • Lajme
  • Lajme / Mandati

    Shefi i EULEX-it uron Zogajn: Vazhdojmë të jemi partner të palëkundur të KGJK-së

    Reporteri
    04 Korrik 2024 | 14:08

    Albert Zogaj është zgjedhur edhe për një mandat në krye të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), përcjell Reporteri.net.

    Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, e uroi Albert Zogajn për rizgjedhjen e tij si Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK).

    “Përgëzimet e mia të sinqerta Albert Zogajt për rizgjedhjen e tij si Kryesues i KGJK-së. EULEX-i vazhdon të jetë partner i palëkundur i KGJK-së dhe mezi presim vazhdimin e bashkëpunimit tonë”, shkroi Barabno në X.

    Zogaj, tha se shpreson se Qeveria dhe Kuvendi, por edhe publiku të ndryshojë qasjen lidhur me besimin në sistemin e drejtësisë pasi që mosbesimi në gjyqësor dëmton jo vetëm gjyqësorin, por edhe qytetarët e veçanërisht Republikën e Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian.

    “Shpresoj se edhe qasja e Qeverisë dhe e Kuvendit edhe e publikut të ndryshojë sepse narrativi i mosbesimit në sistemin gjyqësor nuk e dëmton vetëm gjyqësorin, por e dëmton qytetarin, gjyqësorin, por në mënyrë të veçantë e dëmton Republikën e Kosovës në rrugën e integrimit dhe vlerësimit ndërkombëtar”, tha Zogaj.

    Zogaj: Shpresoj që qasja e krijuar ndaj gjyqësorit të ndryshojë, narrativa e mosbesimit dëmton Kosovën

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!