×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    Komuna e Podujevës blen gati 30 mijë euro material për perde

    Reporteri
    04 Korrik 2024 | 19:01

    Komuna e Podujevës ka dhënë një tender në vlerë prej gati 30 mijë euro për furnizim me material për perde, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Vlera e saktë e kontratës është 28 mijë e 711 euro. Kontrata është dhënë dje, derisa nënshkrimi ka qenë i planifikuar të bëhet sot.

    Fituese e tenderit është shpallur kompania Liria SH.P.K. Në njoftimin për kontratë nuk është specifikuar arsyeja e këtij furnizimi.

    “Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për dhënie te kontratës”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

    Në dosje janë dhënë edhe specifikacionet për perde.

    Për këtë tender ishin pranuar ofertat e katër kompanive. Njëra, e cila ka ofertuar me çmim më të lirë se kompania e përzgjedhur, është eliminuar meqë në mostrën që ka dërguar nuk i ka plotësuar kërkesat e autoritetit kontraktues për ngjyrën e materialit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!