×
  • Sport
  • Sport

    E gjithë Spanja po flet për turpërimin që Bare ia bëri Griezmannit dhe Lemarit

    Reporteri
    09 Shtator 2019 | 11:47

    Franca mposhti bindshëm Kombëtaren e Shqipërisë me rezultat 4:1 në një ndeshje që u luajt të shtunën për kualifikueset Euro 2020.


    Shqipëria që nuk po e gjen veten që pas largimit të trajnerit historik, Gianni de Biasi i ka humbur shpresat për ndonjë plasman në Euro 2020, shkruan Reporteri.net

    Megjithatë, tek Kombëtare shqiptare ishte një lojtar që u dallua nga të tjerët në fushë, e ai ishte ‘pitbulli’ Keidi Bare.

    Madje në një moment të lojës, futbollisti shqiptar trullosi dy yjet franceze, Antoine Griezmann e Thomas Lemar, duke i bërë ata të duken qesharak.

    Me anëtarin e Barcelonës vallëzoi pak ndërsa anësorit e Atletico Madridit – ia çeli një imellë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!