×
  • Lajme
  • Lajme / Diskutimet e internacionales socialiste

    Kurti: Progresi ynë po e zemëron Beogradin

    Reporteri
    06 Korrik 2024 | 22:44

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një video mesazhi uroi liderin e Partisë Laburiste, Keir Starmer, për zgjedhjet e suksesshme dhe fitoren e partisë së tij, duke thënë kjo fitore shërben si dritë karshi prapavijës së errët me të djathtën ekstreme në Evropë.

    Kurti në mbledhjen e parë të Komitetit për Evropë në kuadër të Internacionales Socialiste që u mbajt në Bukuresht të Rumanisë, foli për rrezikun që paraqet për sigurinë dhe paqen ideologjia ekspansioniste e Rusisë dhe Serbisë në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor.

    Kryeministri ka thënë se njëjtë sikurse në Luftën e Dytë Botërore, Serbia me ndihmën e Rusisë po përpiqet të ngjallë mbështetjen për synime te saj të zgjerimit përmes dezinformimit dhe propagandës.

    “Ashtu sikur në vitet para të Luftës së Dytë Botërore, Serbia, me ndihmën e aleatit të saj të ngushtë Rusisë, po përpiqet të mobilizojë mbështetjen për ambiciet e saj ekspansioniste përmes dezinformimit dhe propagandës duke gënjyer popullin e saj për armiqtë e supozuar të Serbisë dhe të serbëve etnik në vendet fqinje”, potencoi Kryeministri Kurti.

    Kreu i Qeverisë së Kosovës tutje ka thënë se një nga këto gënjeshtra dhe propagandë është pretendimi që Serbia e përsërit në vazhdimësi se kinse Kosova po kryen spastrim etnik kundër popullatës serbe.

    Kurti thotë se një pretendim të tillë e ka hedhur poshtë Komiteti i Helsnikit për Të Drejtat e Njeriut në Serbi dhe Iniciativa Evropiane për Stabilitet në Berlin.

    Numri një i Qeverisë tutje ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe progresi që ka bërë ka mundësuar që edhe komuniteti serb t’i gëzojë frytet dhe sipas Kurtit kjo po e zemëron Beogradin.

    Kurti thotë se sa më shumë qe serbët integrohen në Republikën e Kosovës, aq më e vështirë është për Serbinë që të arrijë vizionin e saj për zgjerim territorial.

    “Një gënjeshtër e tillë është pretendimi i përsëritur i Serbisë se Kosova po kryen spastrim etnik ose pogrome kundër popullatës etnike serbe. Ky pretendim është hedhur poshtë gjerësisht nga organizata të pavarura si Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi dhe Iniciativa Evropiane e Stabilitetit në Berlin. Në fakt, e kundërta është e vërtetë: Qeveria jonë social-demokrate në Kosovë jo vetëm që ka pasur sukses në luftimin e korrupsionit dhe krijimin e vendeve të punës – ne gjithashtu kemi siguruar që të gjithë qytetarët tanë, përfshirë komunitetin etnik serb, të gëzojnë frytet e zhvillimit tonë. Ky progres është pikërisht ajo që e zemëron kaq shumë Beogradin: Sa më shumë qytetarë etnik serbë që integrohen në Republikën e Kosovës, aq më e vështirë është për Serbinë të arrijë vizionin e saj për zgjerim territorial”, tha Kryeministri Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!