Mbrëmë në rrugën B, policia ka ndaluar një veturë në të cilën ndodheshin tre persona ku gjatë kontrolli është konfiskuar një sasi substancë e dyshuar e llojit marihuanë, shkruan Reporteri.net.
Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi:
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE
Rr. B, Prishtinë 06.07.2024 – 22:00. Policia ka ndaluar veturën me targa vendore ku gjendeshin tre persona meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit në veturë është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 15.08 gram . Dy prej tyre janë intervistuar si të dyshuar, ndërsa personi i tretë si dëshmitar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.