×
  • Lajme
  • Lajme / Moti i nxehtë

    ASHNA: Java në vazhdim do të shënojë valën e tretë të të nxehtit afrikan, temperaturat mbi 40°C

    Reporteri
    08 Korrik 2024 | 11:55
    Moti

    Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) ka njoftuar se java në vazhdim do të shënojë valën e tretë të të nxehtit afrikan për këtë vit, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ASHNA njofton se temperaturat maksimale në disa zona do të kalojnë edhe 40 gradë Celsius.

    Pas netëve të freskëta dhe ditëve tipike të ngrohta verore, java në vazhdim do të shënoj valën e tretë të të nxehtit afrikan për këtë vit, e shoqëruar me mot shumë më të ngrohtë se mesatarja dhe me temperatura maksimale që në disa zona në regjion, do të kalojnë edhe 40 gradë Celsius. Kjo valë e nxehtë dhe relativisht e gjatë, do të intensifikohet në fillim të kësaj jave dhe do të vazhdojë në fundjavën në vijim.

    Temperaturat maksimale në vendin tonë do të arrijnë në mes 34°C – 39°C, ndërsa minimalet do të luhaten ndërmjet 18°C – 23°C. Erërat do të jenë kryesisht drejtimesh të ndryshme e me shpejtësi nga 02 – 07 m/s”, thuhet në njoftim.

    Më tej bëhet e ditur se ky mot do të zgjerohet tutje në regjion e më gjerë në fillim të kësaj jave, me bllokimin e lartë që do të forcohet gradualisht nga rajoni i Mesdheut në Evropën Qendrore dhe Lindore drejt mesit të korrikut.

    Ndërkohë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë thirrje për kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit, ose të bartin masa mbrojtëse, syze kapelë, rroba me ngjyrë të lehta.

    Indeksi UV do të jetë shum i lartë , parashihen rreth 60 orë me diell, prandaj kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit. Personat me sëmundje kronike të ju shmangen këtyre rrezeve, ose të bartin masa mbrojtëse, syze kapelë, rroba me ngjyrë të lehta.

    “Një kujdes i veçantë edhe pjesëmarrësve në komunikacion, sepse ky mot me vapë shkakton shqetesime, dobëson reflekset e ngasjes, gjithashtu në raste të veçanta mund të humbin edhe kontrollin. Konsumimi i shpeshtë i ujit të freskët është i këshillueshëm”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

    IHMK bën thirrje për kujdes në temperatura të larta: Bartni syze, kapelë e rroba me ngjyra të lehta

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!