Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar kryeministrit Albin Kurtit i cili mëngjesin e sot përmes një postimi të bërë në platformën “X” tha se sivjet buxheti vjetor për trashëgiminë kulturore është trefish më i lartë se në vitin 2021, shkruan Reporteri.net.
Lidhur me këtë, Bajrami i ka përmendur këtu ndarjen e qindëra mijëra eurove të OJQ-së të themeluar nga ministri Hajrulla Çeku “EC Ma Ndryshe” që ministri e ka themeluar vetë dhe për atë të motrës së deputetit të LVV-së, Artan Abrashi, “Autostrada Biennale”.
Reagimi i plotë pa ndërhyrje:
Sot Albin Kurti paska lavdëru Ministrinë e Kulturës!!!
Kryeministër, se buxheti është rritë për kulturë e dëshmon edhe fakti që ministri juaj para disa ditëve dha qindra e mijëra euro për OJQ-në që e ka themelu vetë dhe për atë të motrës së deputetit të LVV-së.
Andaj Kryeminstër, para se të na lavdërohesh për namin që keni lanë në kulturë na trego fillimisht qendrimin tuaj lidhur me shpërndarjen e fondeve nga ana e Hajrullah Çekut se paku në dy raste?
Çka mendon Kurti Kryeminister sot për këto dy raste?
Përgjigju nëse të ka ngelë ndonjë trohë dinjitet!
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fhykmete.bajrami%2Fposts%2Fpfbid02os5cpdSn9MknqxLbv9pjm6LNpPbwk8fHTYDwF1q1Hn3mJ7496fxonXgCvGChRpj1l&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”731″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>