×
  • Lajme
  • Lajme / Siguria

    Vdekja e 26-vjeçarit në Prizren, Policia arreston edhe një person të dyshuar

    Reporteri
    08 Korrik 2024 | 16:31
    Foto ilustrim

    Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë edhe një person të dyshuar lidhur me vdekjen e 26-vjeçarit në Prizren, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga therja me thikë, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Përmes një komunikate për media, Policia njofton se arrestimi i H.B., 29-vjeçar, është bërë me dyshimin se është i përfshirë në rastin në fjalë dhe i njëjti më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

    Njësiti i hetimeve rajonale të policisë ne Prizren me datën 08.07.2024,përmes rrugëve operative ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj  të dyshuarin: H.B (viti i lindjes 1995), mashkull kosovar shqiptar).

    Arrestimi i tije është bërë me dyshimin se i njëjtit ka qenë i përfshirë në një rast Lëndim i  rëndë trupor nga neni 186,pargrafi 5,Moasdhenja e ndihmës neni 188 paragrafi 4 si dhe Moslajmërimi i veprave penale apo kryeseve të tyre neni 378,par.1.pika 1.3,i cili ka ndodhur me datën 06.07.2024, në lagjen Bazhderana  ne Prizren..I dyshuari është shoqëruar ne SRH-Prizren, ku ne prani te avokatit mbrojtës është intervistuar”, thuhet në njoftim.

    Sipas Policisë, i dyshuari ka qenë në dijeni për veprën penale si dhe kryesin e veprës penale, por i njëjti s’e ka lajmëruar rastin në Polici dhe nuk i ka ndihmuar viktimës.

    I dyshuari, ka qene ne dijeni për veprën penale si dhe kryerësin e veprës penale, i njëjti nuk e ka lajmëruar veprën penale si dhe kryesin e saj, po ashtu nuk i ka ofruar ndihme viktimës. Ne lidhje me rastin ne cilësinë e provave materiale është sekuestruar një automjet me targa vendore, pronë e te dyshuarit H.B”, njofton Policia.

    Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

    Ndryshe, lidhur me rastin është arrestuar fillimisht një shtetas i Turqisë.

    Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull shtetas i Turqisë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

    Një shtetas turk arrestohet për rastin e therjes së 26-vjeçarit në Prizren, që vdiq në QKUK

    26-vjeçari ka humbur jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, një ditë pasi dyshohet se mori lëndime të rënda trupore si pasojë e therjes me thikë.

    Sipas Policisë ai dyshohet se ishte therur dhe më pas ishte hedhur në rrugë nga një veturë.

    Vdes 26 vjeçari që u ther mbrëmë në Prizren

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!