×
  • Lajme
  • Lajme / 08:00-17:00

    Ardhja e mërgimtarëve, Zyra e Gjendjes Civile në Prishtinë nga sot punon me orar të zgjatur

    Reporteri
    08 Korrik 2024 | 18:07

    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Zyra e Gjendjes Civile, nga sot, ka filluar të punojë me orar të zgjatur nga 0ra 08:00 deri në orën 17:00, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në njoftim thuhet se ky vendim është marrë që t’ju shërbehet qytetarëve sa më mirë

    “Zyra e Gjendjes Civile në Kryeqytet, nga sot, e hënë, 08.07.2024, ka filluar të punojë me orar të zgjatur, nga ora 08:00 deri në 17:00.  Ky vendim është marr me qëllim që të ju shërbehet qytetarëve sa më mirë, tani edhe kur kanë ardh mërgimtarët tanë”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!