Ministria e Punëve të Brendshme po planifikon të angazhojë një ekspert për trajtimin psiko-social të viktimave të trafikimit me njerëz. Vlera e parashikuar e kontrates është 80 mijë euro, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Eksperti do të angazhohet në Qendrën për Strehim, Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Viktimave të Trafikimit me Qenie Njerëzore. Kohëzgjatja e kontratës publike kornizë është 36 muaj.
“Angazhimi nuk nënkupton themelim i marrëdhënies së punës. Kontraktuesi paguhet-kompensohet vetëm për orë që angazhohet”, sqarohet në njoftimin për kontratë.
Eksperti që angazhohet do të bëjë vlerësime Piskologjike/psiko-sociale, psikoterapi individuale, psikoterapi grupore si dhe do të përfaqësojë rastet e trajtuara në gjykatë.
Takimi për hapjen e tenderëve do të bëhet më 29 korrik, në orën 14:00.
“Në bazë të aplikacioneve të pranuara, më së shumti 6 kandidat do të ftohen për të dorëzuar tenderët e detajuar të kësaj kontrate. Nëse më shumë se 6 kandidat të përshtatshëm i plotësojnë kriteret e mësipërme të përzgjedhjes, përparësitë dhe dobësitë relevante të aplikacioneve të këtyre kandidatëve do të riekzaminohen për të identifikuar gjashtë aplikacionet më të mira për proceduren e tenderit”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.