×
  • Lajme
  • Lajme / Nënshkruhet protokolli

    “Një ndalesë – një kontroll”, Sveçla njofton për lehtësime në pikëkalimet tjera kufitare me Shqipërinë

    Reporteri
    08 Korrik 2024 | 19:22

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se sot bashkë me homologun e tij nga Shqipëria, Taulant Balla, kanë nënshkruar protokolin i cili lehtëson procedurat e kalimit kufitar në pikat kufitare Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec-Krushevë, Borje-Glloboçicë dhe Orgjost-Orçush.

    Sipas Sveçlës, nga sot e tutje do të aplikohet procedura një ndalesë- një kontrollë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Pasi hoqëm tërësisht kontrollat kufitare me Shqipërinë në pikë kalimin kufitar në Vërmicë dhe filloi së zbatuari marrëveshja e trafikut lokal për banorët e brezit kufitar të Kosovës dhe Shqipërisë, jam jashtëzakonisht i lumtur që sot, bashkë me mikun dhe homologun tim të Republikës së Shqipërisë Taulant Balla nënshkruam protokolin i cili lehtëson procedurat e kalimit kufitar në pikat kufitare Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec-Krushevë, Borje-Glloboçicë dhe Orgjost-Orçush.

    Nga sot e tutje, do të aplikohet procedura një ndalesë – një kontroll. Me vullnetin më të mirë, lehtësojmë procedurat tona duke lehtësuar kështu edhe jetën dhe zhvillimin e qytetarëve tanë ndërsa bashkëpunojmë në luftimin me çdo kusht të të gjitha llojeve të krimit”, ka shkruar Sveçla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!