×
  • Lajme
  • Lajme / 25-vjetori

    Kurti i bashkohet thirrjes së DASH për drejtësi për vëllezërit Bytyqi: Epoka e mosndëshkimit për krimet e rënda nga Serbia duhet të marrë fund

    Reporteri
    08 Korrik 2024 | 20:22

    Kryeministri Albin Kurti i është bashkuar thirrjes së Departamentit Amerikan të Shtetit për drejtësi për vëllezërit Bytyqi, në 25 vjetorin e vrasjes së tyre.

    Kurti ka shpërndarë postimin e zëdhënësit të DASH, Matthew Miller, derisa ka thënë se “epoka e mosndëshkimit për krimet e rënda nga Serbia duhet të marrë fund”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Trupat e tre vëllezërve të rinj shqiptarë të Kosovës, të cilët ishin gjithashtu shtetas amerikanë, u gjetën në një varr masiv pak pas luftës. Agroni, Mehmeti dhe Ylli u vranë në paraburgimin e policisë serbe, me plumba në kokë derisa duart e tyre ishin të lidhura. Megjithatë, askush nuk është mbajtur përgjegjës. Epoka e mosndëshkimit për krimet e rënda nga Serbia duhet të marrë fund”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.

    Vëllezërit Bytyqi kanë luftuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kanë qenë shtetas të SHBA-së.

    Ata janë vrarë në vitin 1999, pasi paraprakisht janë arrestuar nga autoritetet serbe për shkak të, siç është thënë atëkohë, hyrjes së paligjshme në Serbi.

    Trupat e pajetë të tyre janë gjetur në qershor të vitit 2001 në një varrezë masive në Petrovo Sello, në lindje të Serbisë.

    Departamenti amerikan i Shtetit i bëri thirrje Serbisë që t’i përfundojë hetimet e saj dhe t’i sjellë para drejtësisë autorët e vrasjes së tre vëllezërve Bytyqi.

    Në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale, zëdhënësi i DASH-it, Matthew Miller, tha se, 25 vjet më parë, shtetasit amerikanë Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi janë vrarë në paraburgimin e policisë serbe. “Sot, autorët e këtij akti brutal mbeten të lirë”, sipas tij.

    Zëdhënësi i DASH-it në përvjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi: Serbia t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit, autorët e këtij krimi brutal janë të lirë

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!