Nga ditët e fundjavës në vend vetëm se ka filluar vala e të nxehtit, që shfaq sinjale për të vazhduar, jo vetëm gjatë kësaj jave, por edhe në fillim të javës së ardhshme. Ditën e martë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Përreth viseve malore priten zhvillime të vransirave lokale, por me pak gjasë për të reshura. Temperaturat minimale zbresin në 17C e 20C, derisa maksimalet gjatë ditës arrinë deri në 34C e 35C, njofton Prishtina Weather.
Në ditët vijuese nga e mërkura mbetet më tutje mot më i nxehtë e kryesisht me diell. Me zhvillime të vransirave të pakta përreth zonave malore, nuk duhet përjashtuar mundësi për ndonjë rrebesh shiu e bubullima. Temperaturat deri të shtunën kapin vlera prej 36C e 37, lokalisht deri në 38C e 39C.
Vende-vende minimalet mund të mos zbresin nën 20C, duke regjistruar edhe netë tropike. Erërat frynë kryesisht nga verilindja të lehta dhe mesatare 4-10m/s.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.