×
  • Lajme
  • Lajme / Kritika

    Protesta e stafit teknik në Kuvend, Bajrami: Qeveria e propagandës s’është marrë me asnjë çështje sociale nëse s’ka rezultuar direkt në votë

    Reporteri
    09 Korrik 2024 | 10:21

    Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar për protestën e stafit teknik të Kuvendit, të cilët do t’i shprehin pakënaqësitë e tyre për pagat e ulëta, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bajrami ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se ka dështuar të ndryshojë pagën minimale, ka dobësuar Sindikatat dhe nuk është marrë me asnjë çështje sociale.

    “Qeveria e propagandës, ka dështu me me ndryshu pagën minimale, ka dobësu sindikatat dhe nuk është marrë me asnjë çështje sociale nëse kjo e fundit nuk ka rezultu direkt në votë e në përkrahje për LVV-në.”, shkroi ajo.

    Deputetja e LDK-së ka ironizuar duke thënë se pret nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, që t’iu adresohet protestuesve dhe t’i bind ata se ‘i kanë pagat mjaftueshëm të larta’.

    Sot, punëtorët e kompanisë që ka përgjegjësinë për mirëmbajtën e ndërtesave të Kuvendit protestojnë për shkak të pagave të ulëta. Pres nga deputeti Armend Muja që të ju adresohet protestusëve dhe t’i bindë se ”ata i kanë pagat mjaftushëm të larta, se atyre u janë rritë pagat së paku 200 euro në tri vitet e fundit vetëm se ata nuk po e dinë‘”, shkroi ajo.

    Sipas saj, Qeveria me mospunë dhe mosveprime i ka varfëruar qytetarët e vendit.

    Organizatat buxhetore si puna e Kuvendit, kur japin kontrata për shërbime kompanive private, një nga kriteret duhet me qënë edhe paga që kanë me i pagu punëtorët. Të paktën kompanitë që financohen nga buxheti i shtetit nuk duhet me leju që paga minimale e atyre punëtorëve me qënë nën pagën minimale të stafit të organizatës.

    Mos harroni këta janë punëtorë që komplet paga mujore ju shkon në ushqim e fatura të rrymës, e çmimet janë dyfish me të larta në krahasim me vitin 2021.

    Ka tri vite që në të gjitha matjet vendore e ndërkombëtare sfida me e madhe e qytetarëve të vendit është përballushmëria me çmime të larta. Qeveria me mospunë e mosveprime i ka varfëru qytetarët e vendit, andaj sa me parë që këta përtacë shkojnë në shtepi është më mirë për vendin”, ka thënë më tej Bajrami.

    Ndryshe, Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka njoftuar se stafi teknik i Kuvendit të Kosovës sot do të protestojë për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre.

    Protesta e tyre, sipas komunikatës, vjen si pasojë e pagave të ulëta.

    Të martën më datë 09.07.2024 nga ora 10.00 deri në ora 11.00, punëtorët teknik të Parlamentit të Kosovës do të protestojnë para parlamentit për shkak të pagave të ulëta”, thuhet në njoftimin e SPSP-së.

    Paga e stafit teknik të Kuvendit është 275 euro. Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, kishte njoftuar për negociatat e vazhdueshme paraprake të stafit teknik me udhëheqësinë, por ato nuk kishin dhënë rezultate.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!