Dy kamionë dhe një veturë janë dëmtuar mbrëmë nga zjarri që shpërtheu një orë pas mesnate në pjesën veriore të Mitrovicës.
Ata ishin të parkuar para një objekti në këtë pjesë.
Zjarri që përfshiu dy kamionë dhe një veturë, është shuar me shpejtësi nga zjarrfikësit, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Hetimet janë kryer mbrëmë dhe sot nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ndërsa informacionet e para thonë se se bëhet fjalë për zjarrvënie.
Policia ka thënë për KoSSev se dy kamionë, përkatësisht motorët e tyre janë djegur nga persona të dyshimtë.
“Sot në mëngjes, pak para orës 01:00, policia e Kosovës ka vërejtur një zjarr në rrugën Kral Petri në Mitrovicën Veriore. Dyshohet se persona të dyshimtë i kanë vënë flakën dy kamionëve (motorëve) që ishin të parkuar para magazinës. Nga zjarri është dëmtuar edhe makina”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ata konfirmojnë se nuk ka të lënduar.
Sipas Kossev bëhet fjalë për kamionë që përdoren për nevoja të magazinës ushqimore në këtë pjesë të qytetit, në pronësi të një shqiptari.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.