×
  • Sport
  • Sport

    Pak para ndeshjes me Anglinë, Celina ka disa fjalë për 100 milionëshin anglez

    Reporteri
    09 Shtator 2019 | 14:44

    “Truri” i Kosovës, Bersant Celina ka folur për mediat angleze rreth ndeshjes së Kosovës kundër Anglisë dhe yllin e Dortmundit, Jadon Sanchon, me të cilin do të përballen në fushë.


    Ai ka thënë se e dinte se lojtari i Borussia Dortmundit, do të bëhej një yll i futbollit, pasi ka parë talentin e tij qysh herët, shkruan Reporteri.net

    “Ai ishte shumë i ri kur erdhi dhe unë e pashë atë”, tha Celina. “Ai është një talent i madh. E dija që nga fillimi që ai do të bëhej yll. Talenti i tij, teknika e tij, besimi i tij. Ai ishte shumë i sigurt edhe si një djalë i ri. Kishte disa lojtarë të shkëlqyeshëm në City dhe ai ishte aty”, ka thënë Celina për yllin e Dortmund.

    Ai është ndalur të flasë edhe për ndeshjen historike me Anglinë ku ka vlerësuar lart ‘Tre Luanët’ por asnjëherë duke nënvlerësuar Kosovën.

    “Për ne kjo është ndeshje historike. Të gjithë mezi e presin këtë përballje. Ne po luajmë kundër një super kundërshtari, por kemi disa lojtarë të talentuar. Unë mendoj se Anglia do ta fitojë grupin, por ka një shans të madh për ne dhe kjo është ajo që ne do të përpiqemi të bëjmë”, ka thënë Celina.

    Kujtojmë që ndeshja e Përfaqësueses së Kosovës kundër Anglisë zhvillohet nesër (10 shtator) në ora 20:45 në stadiumin e Southamptonit ‘St Marys Stadium’.

    Ndryshe, Kosova gjendet në pozitën e dytë të grupit A me 8 pikë të tubuara, 1 më pak se Anglia që gjendet në pozitën e parë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!