×
  • Lajme
  • Lajme / Pritja lamtumirëse

    Ambasadori i BE-së, Tomáš Szunyog përfundon mandatin e tij në Kosovë

    Reporteri
    09 Korrik 2024 | 21:32

    Ambasadori i Bashkimit Evropian, Tomáš Szunyog ka përfunduar mandatin e tij në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

    Sot, madje i është bërë edhe një festë lamtumirëse.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur konsideratën për angazhimin e ambasadorit të BE-së në Kosovë Tomáš Szunyog në proceset me rendësi për Kosovën.

    Kështu është shprehur Haradinaj me rastin e përfundimit të mandatit si ambasador i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.

    “Në pritjen lamtumirëse për nder të ambasadorit të BE-së në Kosovë z. Tomáš Szunyog, i shpreha konsideratën time për angazhimin e tij personal në proceset me rendësi për Kosovën dhe bashkëpunimin e shkëlqyer. Mbetemi gjithmonë të përkushtuar për bashkëpunim dhe bashkërendim me të gjithë faktorin ndërkombëtar në Kosovë drejt arritjes së objektivave strategjike të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!