×
  • Lajme
  • Lajme / Samiti në Washington

    Osmani takon kryeministrin bullgar, temë diskutimi aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO

    Reporteri
    10 Korrik 2024 | 9:07

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev, teksa po marrin pjesë në Samitin e NATO-s në Washington, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani tha se me Glavchev ka diskutuar për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO, si dhe për partneritetin e fortë me Bullgarinë për stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

    “Me Kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev, takimi ynë në margjina të Samitit të NATO-s u fokusua në partneritetin e fortë ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë dhe angazhimin tonë të përbashkët për stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

    Gjithashtu diskutuam edhe për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe mbështetjen e vazhdueshme nga partnerët tanë bullgarë”, shkroi ajo.

    Samiti vjetor i NATO-s, që do të zgjasë deri më 11 korrik, përkon me 75-vjetorin e themelimit të saj dhe zhvillohet derisa lufta në Ukrainë vazhdon.

    Kosova për herë të parë është përfshirë në një ngjarje në kuadër të Samitit, ku presidentja Osmani është pjesë e aktivitetit të organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

    Në Uashington mbahet Samiti i NATO-s, merr pjesë edhe presidentja Osmani

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!