Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se i dyshuari po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL-i.
“Në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar është arrestuar i kërkuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje,” thuhet në raportin e policisë”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.