×
  • Lajme
  • Botë

    Kryeministri i Luksemburgut dhe bashkëshorti i tij presin në takim kryeministren serbe bashkë me partneren e saj

    Reporteri
    09 Shtator 2019 | 15:41

    Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel dhe bashkëshorti i tij, arkitekti Gauthier Destenay, patën një takim privat në qytetin e Luksemburgut dje me kryeministren serbe Ana Brnabic dhe partneren e saj Milica Djurdjic.


    Bettel, kryeministri i parë evropian që pranoi hapur se ishte gay, postoi dje foto në Twitter ku tha se nesër do të ketë një takim zyrtar me kryeministren serbe, pas një takimi miqësor privat që kishin të dy çiftet, shkruan reporteri.net.

    “Nesër do të takojë zyrtarisht kryeministren serbe, dhe sonte bashkë me Gauthier Destenay, të lumtur që mirëpritëm miqtë tanë Ana Brnabic dhe Milica Djurdjic në qytetin e Luksemburgut”, ka shkruar kryeministri Bettel në Twitter.

    Bettel dhe Brnabic janë në mesin e liderëve të paktë të shteteve që kanë pranuar se janë në lidhje me partnerë të të njejtës gjini. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!