Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar një fermer që mbjellë luledielli, i cili po ashtu mbjellë edhe grurë, përcjell Reporteri.net.
“Vizitë te fermeri Korab Sejdiu. Krahas të mbjellave me grurë, familja Sejdiu ka mbjellur edhe 26 hektarë me luledielli. Kënaqësi të shohësh fermerë të vyeshëm si Korabi dhe familja e tij, të cilët me përkushtim të lartë e punojnë tokën”, shkroi Bulliqi në Facebook.
“Jemi të lumtur që rendimentet këtë vit janë të begata!”, tha tutje ai.
Me vizita të tilla, shkruan Bulliqi, “do të vazhdojmë edhe te fermerët tjerë”.
“Ndërkohë që, mbështetja jonë për fermerë të vyer do të jetë e vazhdueshme!”, shkroi Bulliqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.