Deputeti i Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar pas shumë kritikave ndaj deklaratave të kryeministrit Kurti dhe Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci se Kosova ka siguruar bukën e motmotit.
Bajqinovci ironizoi duke thënë se “Ata që nuk e pritën mirë lajmin që Kosova po e siguron për herë të parë bukën e vet, siç duket janë mësuar veç me mish e meze”.
Kurti e Peci me optimizëm kanë thënë se Kosova sivjet e ka siguruar bukën. Peci ka thënë se rendimenti i grurit këtë vit pritet të jetë më i larti ndonjëherë që nga paslufta.
Ndërkaq, kryeministri Kurti ka thënë se se Qeveria i ka dhënë mbështetje fushës së bujqësisë me buxhet rreth 100 milionë euro. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.