×
  • Lajme
  • Lajme

    Përparim Rama: Përmirësime të mëdha në prodhimin e grurit kryeqytet

    Reporteri
    11 Korrik 2024 | 12:16

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se ka pasur përmirësime të mëdha në prodhimin e grurit në kryeqytet.

    Sipas tij, këtë vit ka pasur rritje të mëdha në prodhimin e grurit, sipas tij, 60 për qind më shumë sasi se në vitin e kaluar.

    “Falë angazhimit të bujqve tanë dhe punës së tyre të palodhshme, një shembull i këtij suksesi është bujku Arben Pestisha, i cili sivjet do të na sjellë 40,000 kilogramë grurë. Deri në fund të sezonit të korrje-shirjeve, pritet të kemi 50,000 ton grurë.

    Për të përkrahur bujqit tanë dhe për të vazhduar këtë trend pozitiv, këtë vit për herë të parë do të ndajmë makina për mbjellje të grurit”, ka shkruar ai.

    Ditëve të fundit ka pasur reagime ndaj pretendimeve të kryeministrit Kurti dhe Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci se Kosova ka siguruar bukën e motmotit.

    Kurti e Peci me optimizëm kanë thënë se Kosova sivjet e ka siguruar bukën  e mot-motit. Peci ka thënë se rendimenti i grurit këtë vit pritet të jetë më i larti ndonjëherë që nga paslufta.

    Ndërkaq, sipas Kurtit, këtë vit s’do të ketë nevojë për import të grurit.

    “Nga korrje-shirjet sivjet, duket që prodhimi do të shtohet për 140 deri në 150 mijë tonë grurë, ndërkohë që më 2023 janë importuar 139 mijë tonë grurë. Pra, këtë vit, nuk do të ketë nevojë për import. Buka jonë, në sofrën tonë, nga toka jonë. Për fermerët, bujqësinë e zhvilluar dhe bukën e mot-motit!”, tha Kurti. /Reporteri.net/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!