×
  • Lajme
  • Lajme / Seanca

    ​Dështon sërish votimi i Projektligjit për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor

    Reporteri
    11 Korrik 2024 | 12:14
    Foto nga seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, ku në fillim të saj në sallë ishin të gjithë deputetët.

    Kuvendi i Kosovës, në seancën e sotme, ka dështuar ta votojë sërish Projektligjin për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor.

    Në votim morën pjesë vetëm 43 deputetë.

    Amandamenti u propozua nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica.

    Në tetor të vitit të kaluar, pas shumë përpjekjesh, Kuvendi kishte arritur që me 63 vota për, një kundër dhe katër abstenime ta miratonte në lexim të parë këtë Projektligj.

    Votimi në lexim të dytë ka ngecur te amendamenti i katërt, për të cilin deputeti Visar Korenica kishte kërkuar të bëheshin ndryshime gjatë një seance më 22 shkurt.

    Shtyhet sërish votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

    Vazhdon të shtyhet votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!