×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Dogana kap një kilogram kanabis, ishte nisur me postë nga Amerika – identifikohet pranuesi i pakos

    Reporteri
    11 Korrik 2024 | 14:01

    Dogana e Kosovës ka zbuluar nartkotikë gjatë ekzamnimit të një dërgese postare nga ShBA-ja në Zyrën Doganore të Postës së Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftimin e Doganës, thuhet aty ishte hasur në substancë nartkotike “Kanabis” me peshë neto një kilogram.

    Njoftimi:

    📢 Zbulimi i Narkotikëve në Postën Doganore të Kosovës

    🗓️ Më datë 10.07.2024, në ora 11:00, në Zyrën Doganore të Postës së Kosovës, gjatë ekzaminimit të dërgesave postare nga SHBA , në një pako , është hasur në substancë narkotike Kanabis sativa me peshë neto 1 kg.

    🚨 Dogana ka njoftuar Policinë e Kosovës ku është konfirmuar se kemi të bëjmë me substancë narkotike. Është kryer dorëzimi-pranimi i mallit dhe sipas Policisë së Kosovës, është identifikuar personi fizik (pranuesi i pakos) i cili eshte ndaluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!