Juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari, ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Komisionin e Pavarur për Media në Kuvendin e Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kusari ka thënë se sot është ditë e errët për demokracinë, lirinë e shprehjes dhe të medias në Kosovë.
“VV-ja e aprovoi me 61 vota projektligjin anti-europian per Komisionin e Pavarur per Media.
Sot eshte dite erret per demokracine dhe lirine e shprehjes dhe te medias ne Kosove”, shkroi ajo.
Projektligj për KPM-në është votuar lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës, në seancën e sotme.
Projektligji me 93 amendamente, i cili parasheh licencimin e mediave online, monitorim e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro është konsideruar i dëmshëm, pasi rrezikon të cenojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave.
Përkundër kësaj, ai tashmë është miratuar në Kuvend, pasi pushteti e votoi me 59 vota pro, derisa dy abstenuan.