×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi në "X"

    Miratimi i Ligjit për KPM-në, Gutierrez: Sot është një ditë e zezë për lirinë e medias dhe demokracinë në Kosovë

    Reporteri
    11 Korrik 2024 | 15:30

    Sekretari i përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve (EFJ), Ricardo Gutierrez ka reaguar pasi ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës është miratuar Ligji për KPM-në, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një reagim të bërë në platformën “X”, ka thënë se ky ligj u miratoi edhe pavarësisht këshillave të KiE-së, BE-së, OSBE-së dhe EFJ-së për të mos e bërë.

    Tutje ai thotë se sot është ditë e zezë në lirinë e medias dhe femokracinë në Kosovë.

    “Kosovë: Parlamenti sapo miratoi ligjin për media (Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave) pavarësisht këshillave nga KiE, BE, OSBE dhe EFJ për të mos bërë kështu. Sot është një ditë e zezë për Lirinë e Medias dhe Demokracinë në Kosovë. Partitë politike opozitare e bojkotuan seancën”, shkroi Gutierrez në “X”.

    Projektligj për KPM-në është votuar lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës, në seancën e sotme.

    Projektligji me 93 amendamente, i cili parasheh licencimin e mediave online, monitorim e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro është konsideruar i dëmshëm, pasi rrezikon të cenojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave.

    Përkundër kësaj, ai tashmë është miratuar në Kuvend, pasi pushteti e votoi me 59 vota pro, derisa dy abstenuan.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!