×
  • Lajme
  • Lajme / Opozita

    PDK: Do t’i dërgojmë në Kushtetuese ligjet për KPK-në dhe KPM-në

    Reporteri
    11 Korrik 2024 | 15:33

    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka paralajmëruar se do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tahiri ika thënë se këtë do e bëjnë në mënyrë që të sigurohen se po respektohet kushtetuta.

    Përpjekjet e përseritura të këtij pushteti për kapjen dhe nënshtrimin e institucioneve të pavarura të drejtësisë si dhe kontrollimin e mediave dhe të fjalës së lirë, e morën formën e vendimit me miratimin e dy ligjeve në seancën e sotme. Prandaj, sigurisht se do të shfrytëzojmë mekanizmat kushtetues për ti dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave në mënyrë që të sigurohemi për respektimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, shkroi ai.

    Projektligj për KPM-në është votuar lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës, në seancën e sotme.

    Projektligji me 93 amendamente, i cili parasheh licencimin e mediave online, monitorim e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro është konsideruar i dëmshëm, pasi rrezikon të cenojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave.

    Përkundër kësaj, ai tashmë është miratuar në Kuvend, pasi pushteti e votoi me 59 vota pro, derisa dy abstenuan.

    Pushteti e miraton në Kuvend Ligjin për KPM-në që u kritikua nga organizata vendore e ndërkombëtare të gazetarëve

    Po ashtu, me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, është miratuar në shqyrtim të dytë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e për KPK-në.

    Deputetët me 61 vota për votuan 19 amendamentet e propozuara nga komisioni funksional.

    Në këtë votim kanë marrë pjesë vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Në Kuvend kalojnë ndryshimet në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!