×
  • Lajme
  • Lajme / Ligji për KPK-në

    Miratimi i ndryshimeve në Ligjin për KPK-në, Haxhiu: Reforma e shumëpritur do të eliminojë grupet klanore

    Reporteri
    11 Korrik 2024 | 15:41

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas miratimit në Kuvend të ndryshimeve në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, duke thënë se reforma e shumë pritur do ta riorganizojë KPK-në me eliminim të korporatizimit dhe grupeve klanore, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një postim në Facebook, Haxhiu ka thënë se ndryshimet e votuara sot në lexim të dytë në Kuvend, janë bërë në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venedikut, por edhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

    Pas një maratone të shoqëruar me jo pak sfida e pengesa, më në fund votohet versioni i ri i ndryshimeve të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

    Reforma e shumëpritur, do ta ri-organizojë Këshillin Prokurorial – me eliminim të korporatizmit dhe grupeve klanore në Këshill, e me rritje të llogaridhënies, integritetit dhe profesionalizmit në sistem.

    Ndryshimet e votuara sot në lexim të dytë në Kuvend, janë bërë në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venedikut, por edhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, shkroi ajo.

    Me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, është miratuar në shqyrtim të dytë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e për KPK-në.

    Deputetët me 61 vota për votuan 19 amendamentet e propozuara nga komisioni funksional.

    Në këtë votim kanë marrë pjesë vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Në Kuvend kalojnë ndryshimet në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës

    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka paralajmëruar se do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave.

    PDK: Do t’i dërgojmë në Kushtetuese ligjet për KPK-në dhe KPM-në

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!