×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu Shoshi: Ligji për KPM-në, dëshmi se qëllimi është të vendosen themelet e sistemit autoritar dhe të fundoset demokracia

    Reporteri
    11 Korrik 2024 | 16:10

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi, ka kritikuar deputetët tjerë të Kuvendit të Kosovës që sot miratuan Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), i cili mes tjerash parasheh licencimin e mediave online, monitorimin e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro, përcjell Reporteri.net.

    “Albini dëshiron të jetë një Hugo Çavez, por në kohë dhe vend të gabuar!”, shkroi ajo.

    Kjo qeveri, shkruan deputetja e PDK-së, “sot me aprovimin e ligjit të KPM-së ka dëshmuar se qëllimi është të vendosen themelet e sistemit autoritar dhe të fundoset demokracia!”.

    “Qeveritë me prirje autoritariane, siç është qeverisja e Kurtit, sulmin e parë e drejtojnë kundër institucioneve demokratike. Tentimi është pikërisht vullneti për t’i kufizuar liritë civile të gjithë zërave kritik, e në veçanti MEDIAN”, përfundoi ajo.

    Ky projektligj u miratua në lexim të dytë me 59 vota për, asnjë kundër dhe dy abstenime.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë prezantimit të këtij projektligji tha se Komisioni parlamentar për integrim, ka deklaruar se amendamentet e projektligjit janë pjesërisht në pajtim me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

    “Nuk paskam parë ndonjëherë kësi konstatimi që janë pjesërisht. Ka çështje të cilat në mënyrë universiale nuk trajtohen nga legjislacioni i BE-së, prandaj shtetet i rregullojnë sipas mënyrave të veçanta të tyre”, tha Konjufca.

    BE: Kuvendi dështoi t’i përafrojë Ligjin për KPM-në dhe KPK-në me standardet evropiane

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!