Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media.
Konferenca do të mbahet në hollin e Kuvendit, në orën 13:00.
Arsyeja s’është bërë e ditur.
AAK edhe gjatë ditës së djeshme pati një konferencë për media, ku kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj foli për çështjen e “ContourGlobal”.
Haradinaj, ka thënë se faji për 21 milionët që i humbi Kosova në Arbitrazh ndaj kompanisë ContourGlobal, është i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka drejtuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Kurti, të cilin e ka quajtur edhe “kriminel” e të “poshtër”. /Reporteri.net/