Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Prishtinë, Sabri Tunç Angili, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Përmes një komunikate për media, Zyra e Kryeministrit njofton se temë diskutimi në takim ishin raportet bilaterale ndërmjet të dyja vendeve.
“Diskutuan rreth raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, marrëdhënieve ekonomike, bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe rreth zhvillimeve të fundit në vend.
Ky takim u zhvillua si vazhdimësi e vizitës së kryeministrit Kurti në Republikën e Turqisë ditë më parë”, thuhet në komunikatë.