×
  • Lajme
  • Lajme / Një i lënduar

    Aksident në Fushë Kosovë, vetura godet një trotinet elektrik

    Reporteri
    12 Korrik 2024 | 16:26

    Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti në trafik sot në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksident janë përfshirë një trotinet dhe një veturë.

    Sipas Ahmetit, lëndime ka pësuar ngasësi i trotinetit, i cili është dërguar për tretman mjekësor në spital.

    Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një trotinet dhe një veturë në lëvizje.

    Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar një person (ngasësi i trotinetit).

    Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor. Me rast po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!