×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Plagosje në Pejë, deklarohen nga Policia dhe Prokuroria: Viktima në gjendje të rëndë

    Reporteri
    12 Korrik 2024 | 22:15

    Një person është therur me thikë sonte në Pejë gjatë një përleshje. I njëjti ndodhet në gjendje të rëndë.

    Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

    Nikçi tha se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK për shkak të gjendjes së rëndë, dhe se po bëhen përpjekje maksimale për arrestimin e personit të dyshuar.

    “Një person është plagosur me thikë, për këtë cështje menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes policia dhe prokurori i Krimeve të Rënda. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK për shkak të gjendjes së rëndë, ndërkaq është duke u bërë përpjekje maksimale për arrestimin e personit të dyshuar. Në vendin e ngjarjes janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme”, ka deklaruar Nikçi.

    Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se përleshja ka ndodhur  në rrugën “Jeton Dedushaj”. Ai ka thënë se bëhet fjalë për disa të dyshuar dhe se të njëjtit janë të njohur për Policinë.

    “Në orën 19:30, në rrugën “Jeton Dedushaj” ka ndodhur një përleshje, gjatë përleshjes, një person është therur me thikë, i lënduari është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, policia është në kërkim të tyre dhe janë të njohur të dyshuarit, ekipet janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Gashi për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!