×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi i IHMK-së

    Moti sot shumë i nxehtë, temperaturat deri në 37 gradë

    Reporteri
    13 Korrik 2024 | 8:13

    Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara të cilat më prezente do të jenë në orët e mesditës. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 13 deri në 19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33 deri në 37 gradë Celsius.

    IHMK-ja apelon nga qytetarët që tu përmbahen udhëzimeve të Institutit Kombëtar për Mbrojtjen e Shëndetit Publik të Kosovës, me qëllim të parandalimit të rreziqeve të shkaktuara nga temperaturat e larta. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!