×
  • Sport
  • Sport

    Lëndohet rëndë futbollisti i Kosovës, largohet nga fusha me barelë

    Reporteri
    09 Shtator 2019 | 21:35

    Lirim Mema është lënduar në ndeshjen me Anglinë dhe u zëvendësua nga Arbnor Muja në minutën e 34-të


    Kosova U-21 është duke luajtur me Anglinë U-21 dhe rezultati pas pjesës së parë është 1-0 në të mirë të ‘Tre Luanëve’, shkruan Reporteri.

    Kosova e nisi mirë këtë takim ku rrezikoi në minutat e para me anë të Lirim Kastratit, por portieri anglez priti goditjen e yllit të Lokomotivës së Zagrebit.

    Phil Foden shënoi golin e vetëm në minutën e 25-të, derisa Kosova në minutën e 34-të bëri një zëvendësim të detyruar.

    Lirim Mema pësoi një lëndim, ndërsa nga fusha doli me barelë. Ai u zëvendësua nga Arbnor Muja, i cili në fund të pjesës së parë pati rastin më të mirë për ta barazuar rezultatin, por goditi shtyllën. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!