×
  • Lajme
  • Lajme / Moti

    Vala e nxehtësisë, temperaturat sot parashikohet të arrijnë deri në 39 gradë

    Reporteri
    16 Korrik 2024 | 7:13
    Moti

    Vala e të nxehtit vazhdon ditën e martë, për ditën e dhjetë rradhazi.

    Do mbretërojnë kushte të motit kryesisht me kthjellime. Rreth zonave malore, orëve të pasdites mund të ketë zhvillime të vranësirave lokale, por pa gjasa për të reshura.

    Temperaturat minimale zbresin në 18C e 21C, e ato maksimale shkojnë deri në 37C e 38C, lokalisht deri në 39C, njofton Prishtina Weather.

    Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e juglindja 2-6m/s.

    Vala e të nxehtit pritet të zgjasë deri nga dita e premtë, megjithëse temperaturat më të larta prej 38C e 39C mbesin deri ditën e mërkurë.

    Të mërkurën përreth viseve malore, orëve të pasdites priten kushte për rrebeshe të izoluara shiu. Rrebeshet e bubullimat do të jenë më të shtrira në vend nga dita e enjtë, derisa temperaturat pësojnë një rënie të lehtë në 32C e 34C.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!