×
  • Lajme
  • Lajme / Kalendari

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Reporteri
    16 Korrik 2024 | 7:15

    ​Ngjarjet e datës 16 korrik:

    Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:30)

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore lanson “Dritaren për Investime të Diasporës.” Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ministri i Financave Hekuran Murati, dhe drejtori Menaxhues i FKGK-së, Besnik Berisha) (Hotel “Swiss Diamond” Prishtinë, ora 09:30)

    Përurohet Unaza e Vogël e Qytetit në Shtime. Merr pjesë ministri i MMPHI-së Liburn Aliu. (Ora 10:20)

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit, për Pasqyrat Financiare Vjetore të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) për vitin 2023. Të ftuar përfaqësuesit e ASHNA-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)

    Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, mban ceremoni përkujtuese në njëmujorin e vdekjes së Sylë Tahirsylajt, ish-drejtor i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. (Salla e Kuvendit Komunal në Deçan, ora 12:00)

    Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, diskutim lidhur me dinamikën kohore të intervistimit të dëshmitarëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 13:00)

    Shpallja e aktgjykimit në rastin Pjetër Shala. (Hagë, ora 14:00-16:00)

    Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet ambasadës së Francës në Kosovë dhe Anibarit për projektin “Génésis”. (Flo’s Restaurant Pejë, ora 18:00)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!