Një person është arrestuar mbrëmë në Ferizaj, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ku bëhet e ditur se kanë intervenuar në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’, pasi kanë marrë informacione që atje janë dëgjuar të shtëna.
Sipas Policisë, është arritur që të identifikohet 44-vjeçari i dyshuar, të cilit i është sekuestruar arma që dyshohet se u përdor në rast.
“Policia e stacionit në Ferizaj me datën 15.07.2024 rreth orës 23:30 ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj në një aheng familjar kishte të shtëna me armë të zjarrit.
Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin A.B ( M/K) i moshës 44 vjeçar, tek i cili është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka shtënë në ajër gjatë ahengut”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion të Policisë, ku pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje si i dyshuar për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.