×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ka tentuar ta godas me shufër metalike”, raportohen tetë raste të dhunës në familje për 24 orë

    Reporteri
    16 Korrik 2024 | 9:55

    Tetë raste të dhunës në familje, një prej tyre që është cilësuar si ‘Lëndim i lehtë trupor’, janë raportuar në 24 orët e fundit në rajone të ndryshme të Kosovës, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Përmes raportit 24 orësh bëhet e ditur se të dyshuar në këto raste janë disa persona që kanë ushtruar dhunë ndaj prindërve, fëmijëve të tyre apo anëtarëve tjerë të familjes.

    Gjashtë nga personat që kanë përfunduar në Polici, me aktvendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

    Njoftimi i plotë i Policisë:

    Prishtinë / 15.07.2024 – 02:30. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se djali i tij e ka ofenduar dhe ka tentuar që ta godasë me shufër metalike. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim te prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Prishtinë / 15.07.2024 – 14:30. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se ishte keqtrajtuar psiqikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

    Fushë Kosovë / 15.07.2024 – 19:25. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se dyshohet se kishte Sulmuar fizikisht vajzën e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Ferizaj / 14.07.2024 – 22:30. Viktima femër kosovare, ka njoftuar se vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se e ka kanosur dhe ka ushtruar dhune psikike ndaj saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Dragash / 15.07.2024 – 11:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull /goran pasi që i njëjti dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij viktimen femër gorane. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Deçan / 15.07.2024 – 14:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt.

    Vushtrri / 15.07.2024 – 13:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje rreth një telefoni është sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. (LËNDIM I LEHTË TRUPOR)

    Vushtrri / 15.07.2024 – 08:00. Është rasportuar se i dyshuari mashkull kosovar është duke i keqtrajtuar fëmijët e tij dy vajzat femra kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistës me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!