×
  • Lajme
  • Lajme

    Takime me miq e familjarë, këngë e valle nga artistë të shumtë, fshati Vraniq feston me 3 gusht

    Reporteri
    16 Korrik 2024 | 11:25

    “Shoqata Vraniqi” ka ftuar të gjithë bashkëfshatarët në të shtunën e 3 gushtit, si ditë manifestimi e përvjetshme për t’u takuar me miq e familjarë.

    Manifestimi i cili mbledh çdo vit një pjesë të madhe të banorëve të fshatit do të organizohet në rrugën e “Shkronjave” tek shkolla në fshatin Vraniq.

    Poashtu, “Shoqata Vraniqi” njofton se përveç takimeve me familjarë e miq me të cilët mund të mos jenë takuar me vite, bashkëfshatarët mund të shijojnë edhe ushqime të ndryshme tradicionale të përgatitura nga vetë familjet.

    Në këtë ditë me rëndësi për fshatin Vraniq, padyshim se nuk do të mungoj as muzika, e që disa nga emrat e njohur të muzikës do t’i argëtojnë të ftuarit në atë ditë.

    Njoftimi i plotë i Shoqatës:

    ✅VRANIQI FESTON✅

    Bashkfshatarë të nderuar ju që jetoni në atdhe dhe ju në mërgim.

    Shoqata Vraniqi ju njofton më gjeresisht për manifestimin që edhe këtë vitë do të mbahet në fshatin tonë Vraniq.

    Siq edhe ju kemi lajmëruar manifestimi do të mbahet me datë 03.08.2024 nga ora 16:00 në rrugën e Shkronjave (te shkolla).

    Kjo festë përveq që e bashkonë të gjithë fshatin dhe mundë të takohemi me familjarë,shok të cilët me vite si kemi parë mundë t’a shijoni dhe të shërbehuni me ushqimin tradicional i cili do përgaditet nga vet familjet tona.

    Gjithashtu nuk do të mungoj dhe pjesa artistike ku juve do ju argëtojnë me muzikë të mirfilltë shqipe:

    ✅Arif Vladi.
    ✅Grupi “Mirdita.
    ✅Xhafer Ahmeti.
    ✅Zenel Zekolli.
    ✅Motrat Syla.
    ✅Faik Ismajli.
    ✅Fadil Llugaxhiu.
    ✅Gëzim Loshi.
    ✅Bexhet Kolgeci.
    ✅Emrush Muqa.
    ✅Skender Rraqi
    ✅Enver Kolgeci.
    ✅Sinteri:Kolgeci Junior Dren&Skender Kolgeci.
    ✅Grupi i valltarëve të shkollës “Dëshmorët e Kombit” Vraniq.

    Jeni të mirpritur të gjithë.

    Shihemi në manifestim.

    Me respekt Shoqata Vraniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!