Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar Roberta Metsolan për marrjen edhe të një mandati në krye të presidencës së Parlamentit Evropian.
Në platformën X, Osmani ka theksuar se ka pritshmëri që të vazhdojë edhe më tutje bashkëpunimi me miken e Kosovës.
“Ndërsa vazhdoni të udhëhiqni Shtëpinë e Demokracisë së Evropës në këto kohë sfiduese, unë pres që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të shkëlqyer dhe të avancojmë rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka thënë Osmani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.