Pjetër Shala, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili akuzohej për krime lufte dënuar me 18 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Pasi Shala u njoftua me dënimin nga kryetarja e trupit gjykues ai filloi të fliste duke reaguar për secilën nga pikat që ishte dënuar, ani pse nuk dëgjohej për publikun.
Në atë moment i kthehet kryetarja e trupit gjykues e cila i thotë të mos flas sepse s’ishte radha e tij, e madje ia kujton se ai nuk dëgjohet se çfarë thotë.
“S’është radha juaj të flisni. Nuk keni të drejtë të flisni, askush nuk ju dëgjon. Zotëri avokat do të ishte mirë t’i afroheshit klientit tuaj dhe të bisedonit me të. Është mbyllur mikrofoni, publiku nuk dëgjon kur flet, ju lutem komunikoni me të”, ishin fjalët e kryetares së trupit gjykues.
/Reporteri.net/
Pjetër Shala shpallet fajtor për krime lufte nga Gjykata Speciale, dënohet me 18 vjet burgim
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.