×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Mbyllja e tri pikave të “Nis Petrol” në veri, AKP: S’kishin licencë nga MINT, dy prej tyre s’ishin as të fiskalizuara

    Reporteri
    16 Korrik 2024 | 16:18

    Agjencia Kosovare e Privazitimit ka reaguar pas mbylljes së tri pikave të pompës “Nis Petrol” në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok dhe Ujman, duke thënë se nuk ishin të pajisura me licencë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, shkruan Reporteri.net.

    Sipas njoftimit të AKP-së, dy prej tyre gjatë verifikimit s’kanë qenë as të fiskalizuara.

    Mbi bazën e gjetjeve në terren, Inspektorati i MINT u ka ndërprerë veprimtarinë këtyre bizneseve, dhe si rrjedhojë e kësaj AKP do të ndërpres kontratat e qirasë.

    Komunikata e plotë:

    Ditëve të fundit kemi pranuar informacione se qiramarrësit e pikave të karburantit nën administrimin e Agjencisë së Kosovës për Privatizim në komunat e Mitrovicës së Veriut dhe Zubin Potokut janë duke operuar pa licencim.

    Sot, së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës dhe me Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut kemi dalë në terren, ku pas vizitave dhe inspektimeve, është vërtetuar se tri pika të karburanteve nuk janë të pajisura me licencë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe dy prej tyre nuk janë as të fiskalizuara. Kjo përbën shkelje të kontratave të qirasë me AKP-në dhe Ligjit nr. 08/L-018 për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtërishme, duke cenuar kështu sigurinë e konsumatorëve dhe të mjedisit.

    Mbi bazën e gjetjeve në terren, Inspektorati i MINT u ka ndërprerë veprimtarinë këtyre bizneseve, dhe si rrjedhojë e kësaj AKP do të ndërpres kontratat e qirasë.

    Agjencia ua bën me dije të gjithë qiramarrësve, ashtu siç është përcaktuar në kontratën e qirasë, se duhet të operojnë në përputhje me legjislacionin e Kosovës. /Reporteri.net/

    AKP në bashkëpunim me policinë mbyllin tri pompa të “Nis Petrol” në veri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!