×
  • Sport
  • Sport

    Schumacher bën hapin e radhës, shtrohet në spitalin e Parisit

    Reporteri
    09 Shtator 2019 | 23:18

    Informacionet rreth gjendjes së tij shëndetësore janë të pakta, por mediat franceze kanë zbuluar hapin e radhës të familjes së legjendës së Formula 1, Michael Schumacher.


    Shtatë herë kampioni i Botës në F1 ka udhëtuar drejt Francës ditën e sotme, ku është shtruar më pas në Spitalin Evropian “Georges Pampidou” në Paris.

    Sipas burimeve, ai ndjek një trajtim anti-inflamator të bazuar në infuzione të qelizave burimore.

    Lajmi bëhet i ditur nga “Le Parisien”, që shkruan se gjermani ndodhet në departamentin e kirurgjisë kardiovaskulare për të marrë një trajtim eksperimental të udhëhequr nga profesori Philippe Menasché, bazuar në “infuzione të qelizave burimore që shpërndahen në trup për të marrë një veprim anti-inflamator, pra në të gjithë trupin.

    Kardiologu Philippe Menasché, i famshëm në terapinë celulare që synon trajtimin e dështimit të zemrës, nuk ndërhyn rastësisht në gjendjen shëndetësore të ish-pilotit të Ferrarit.

    Michael Schumacher pritet të largohet nga departamenti i kirurgjisë kardiovaskulare të Mërkurën.

    Shtatë herë kampioni i Botës dhe fituesi i 91 Çmimeve të Mëdhenj në Formula 1 nga viti 1992 deri 2006, pësoi një dëmtim të rëndë në kokë gjatë një aksidenti me ski në gjashtë vite më parë në vendpushimin Savoyard të Méribel. Ai u kthye në shtëpinë e tij në Zvicër pas një qëndrimi për gjashtë muaj në Grenoble.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!